|
|
 |
Falenderimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė gjithė botrave, paqa dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė dėrguarin e All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem familjen e tij dhe tė gjithė ata atė cilėt e ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Definicioni i kurbanit: Kurbani ėshtė therja e kafshės nga bagėtitė ditėn e Kurban Bajramit, me qėllim qė tė afrohesh tek All-llahu aze we xhel.
Pse quhet kurban?!
Quhet kurban (afrim), sepse kjo therje bėhet vetėm pėr hir tė All-llahut.
Fjala kurban nė arabisht dmth afrim, tė afrohesh.
Tek arabėt kurbani quhet edhe EL UD-HIJEH, sepse kafsha therėt nė kohėn e quajtur DUHA qė kjo kohė ėshtė pas faljes sė namazit tė festės sė Kurban Bajramit, e cila tek arabėt shėnon pas lindjes sė diellit, pra edhe sipas kohės sė veprės emėrtohet edhe kafsha e therur.
Argumentėt pėr obligimin e prerjes sė kurbanit:
Kurbani ėshtė njė nga simbolet e fesė Islame dhe ligjshmėria e tij ėshtė theksuar nė Kur’an, nė sunetin e resulullahit salall-llahu aljhi we selem, dhe nė koncenzuesin (ixhmanė) e muslimanėve.
1. Argument nga Kur’ani:
All-llahu xh.sh. nė Kur’an thotė: “Fal namaz pėr Zotin tėnd dhe therė kurban.” kevther[2]
Poashtu edhe verseti tjetėr nga Kur’ani: “Thuaj namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjeshtė pėr All-llahun, Zotin e botrave.” [Enam, 162-163].
Pra kėto argumente tregojnė se kurbani ėshtė afrim tek All-llahu dhe obligim, pėr ēdo popull. Kurbani ėshtė ibadet valid nė ēdo vend, kohė dhe popull.
2. Argument nga suneti:
Kurbani ėshtė bėrė obligim edhe me sunetin e resulullahit salall-llahu alejhi ve selem, si nga suneti i urdhėruar me fjalė, me vepėr, dhe me pėlqimin e resulullahut salall-llahu alehi ve selem, dmth janė tubuar tė gjithė llojet e sunetit nė urdhėr, vepėr dhe pėlqim.
a) Argument nga fjala e resulullahit salall-llahu alejhi ve selem: nga Bera ibėn Azib, All-llahu qoftė i kėnaqur me veprat e tij, ka thėnė: Resulullahi salall-llahu alejhi ve selem ka thėnė: “Kush e ka therur kurbanin pas namazit tė Bajramit, e ka plotėsuar kurbanin e vet dhe ka vepruar sipas sunetit tė muslimanėve”.
b) Argument nga vepra e resulullahit salall-llahu aljehi ve selem: Enesi, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “I ka therur i dėrguari i All-llahut me dorėn e vet dy desh (bardh e zi, por e bardha ma shumė) me brirė tė mėdhenj, dhe tha “bismilah All-llahu ekber” dhe e vendosi kėmbėn e vet nė kėmbėt e dashit).
Poashtu tregon edhe ibėn Omeri se i dėrguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem qėndroi dhjetė vite nė Medine dhe pėr ēdo vit therte kurban).
c) Argument nga pėlqimi i resulullahit:
Nė sahihun e Buhariut dhe sahihun e Muslimit nga hadithi i Ukbetubin Amir el Xhehemi, All-llahu qoftė i kėnaqur me veprat e tij tha: “I ndau resulullahi salall-llahu alejhi ve selem kurbanat mes sahabėve, e Ukbes i ra njė qengj, e ai i tha: o resulullah mua mė qėlloj njė qengj, tha resulullahi bėje edhe atė kurban). Qengji pėr tu pranuar pėr kurban duhet tė jetė gjashtė muajsh, por tė jetė i rritur sikur tė ketė njė vitė, por kėtė term e merr edhe qengji i cili ka nėntė muaj.
Argumenti nga ixhmaja (koncenzuesi)
a) Muhamedi salall-llahu alejhi we selam ka therur kurban dhe ashtu kanė therur edhe sahabet e tij, All-llahu qoftė i kėnaqur nga ata dhe na treguan neve se therja e kurbanit ėshtė sunet i muslimanėve d.m.th rruga e tyre e pėr kėtė ėshtė marrur koncenzuesi nga muslimanėt pėr obligimin e therjes se kurbanit ėshtė bartur edhe nga shumė dijetarė tė famshėm.
b) Ka thėnė ibnu Kudameh: janė tė njė mendimi tė gjithė muslimanėt pėr ligjshmėrinė e therjes sė kurbanit.
c) Ibėn Haxheri thotė se ka thėnė imam ibėn Hazmi: nuk ka dilemė se therja e kurbanit ėshtė nga simbolet e fesė.
Pas asaj tė cilėn e lexuam mėherėt pamė se tė gjithė muslimanėt janė tė mendimit pėr ligjshmėrinė e therjes sė kurbanit, e tash mbetet tė dim se ēfarė hukmi (ligji) ka kurbani tek juristėt Islam.
Disa nga dijetarėt Islam thanė se ėshtė vaxhib, obligim dhe nuk bėn tė mos theret, ndėrsa disa tė tjerė thonė se ėshtė sunet muekede (vepėr tė cilėn e ka bėrė resulullahi gjithmonė).
Ata tė cilėt thonė se ėshtė vaxhib, obligim janė:
Imam Maliku, Thewri, Owzaiju dhe ebu Hanifja All-llahu i mėshiroftė tė gjithė. poashtu edhe njė nga dy mendimet e Imam Ahmedit All-llahu e mėshiroftė, kėtė mendim e zgjodhi edhe shejhul Islami Ibėn Tejmijeh, dhe tha se ky ėshtė njė ndėr idetė e Imam Malikut nė medh-hebin e tij.
Pastaj ibėn Tejmijah tha: sa i pėrket kurbanit mė sė shumti mė bėhet e qartė obligushmėrija e tij, pėr arsye se kurbani ėshtė njė ndėr simbolet mė tė mėdha tė Islamit dhe se kjo ėshtė njė vepėr ibadet nė ēdo vend dhe njė nga ibadetet e pėrmendura bashkė me namazin nė ajetin 162-163 nė suren El-Enam: “Me tė vėrtetė namazi im dhe therja ime, jeta ime, vdekja ime…” Gjithashtu edhe ajeti 2 nė suren El-Kewther: “Fal namaz pėr Zotin tėnd dhe ther-kurban”.
Pra All-llahu ka urdhėruar sikur pėr namazin. Kurbani ėshtė edhe nga veprat e Ibrahimit a.s. e ne jemi tė obliguar ta ndjekim Ibrahimin a.s. nė fjalėn e mbetur tė ibėn Tejmijes All-llahu e mėshiroftė thotė: kurbani ėshtė vaxhib, mirėpo me kusht atėherė kur mundet me e ther dhe i plotėson kushtet elementare dhe ato kryesore, p.sh. sadakatul fitrin.
Kurse njė grup tjetėr dijetarėsh thonė se ėshtė sunet, muekede dhe mė sė afėrti me kėtė mendim janė: Ebu Bekri, Omeri, Bilali dhe Ebi Mesud El-Bedri, All-llahu qoftė i kėnaqur nga ata, por me kėtė ide ėshtė edhe Shafiu, Is’haku, ibėn Mundhiri, Malikiju dhe Ahmedi nė mendimin me tė njohur (njė ide tjetėr e ka se ėshtė vaxhib). Pra kjo ėshtė ideja e shumicės sė dijetarėve, All-llahu i mėshiroftė.
Imam Ahmedi ka thėnė nėse ke mundėsi pėt tė therur e nuk e bėn, kjo ėshtė e urrejtur (mekruh). Edhe shumė dijetarė tė tjerė thonė se nėse ke mundėsi tė therėsh kurban dhe nuk e bėn, atėherė ke rėnė nė mekruh.
KOHA E KURBANIT
Kurbani ėshtė ibadet (adhurim) pėr njė kohė tė caktuar, i cili nuk pranohet para kohės sė vet, gjithashtu nuk pranohet pas kohės pėrpos nėse e jep kaza (kompensim) nė qoftėse e ka vonuar ndonjė arsye e konsiderueshme.
1. Fillimi i kohės sė kurbanit ėshtė pas namazit tė Bajramit pėr ata tė cilėt e falin Bajramin, e pėr ata tė cilėt nuk e falin p.sh. udhėtarėt, ata e caktojnė kohėn e faljes sė Bajramit e pastaj i therin kurbanat.
E ai i cili e therėn para namazit tė Bajramit, delja e tij quhet dele mishi e zakonėshme e jo kurban dhe detyrohet ta therė tjetrėn nė vend tė saj me cilėsi tė saja pas namazit. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i transmetuar nga El-Bera bin Azibi, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė i dėrguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kush e ka therur kafshėn para namazit, ai ėshtė mish tė cilin ia ka ofruar familjes sė vet e nuk ėshtė nga kurbani.
2. Mbarimi i kohės
Koha e kurbanit mbaron me perėndimin e diellit tė ditės se fundit nga ditėt e teshrikut e ajo ėshtė dita e 13 nga muaji dhul hixhetu, kėshtuqė therja ėshtė katėr ditė e tri netė. Kjo ėshtė thėnja mė e zgjedhur nga dijetarėt.
KAFSHĖT TĖ CILAT BĖHEN KURBAN
Kurban bėhet ajo kafshė qė ėshtė nga bagėtitė e ato janė: deveja, lopa, delja. Kėto janė tė njohura tek arabėt.
Por mė e mira nga tė gjitha llojet e kėtyre kafshėve ėshtė ajo qė ėshtė mė e shėndoshė dhe mė e pėrsosur (dukshmėri-trup) me e bukur nė shikim ashtu siē ėshtė e transmetuar nė sahihul Buhari dhe Muslim nga hadithi i Enesit radijall-llahu anhu ka thėnė: “I dėrguari i All-llahut i ka therur dy desh tė medhenjė me brirė tė mėdhenj.”
SA VETĖ MARRIN PJESĖ NĖ NJĖ KURBAN
Njė dele pėr kurban pranohet pėr pronarin, familjarėt dhe pėr kend tė dėshirojė nga muslimanėt. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmenton Aishja All-llahu qoftė i kėnaqur me tė qė ka thėnė se i dėrguari i All-llahut i mori dy desh i shtriu dhe tha “Bismilah All-llahu ekber” dhe i theri dhe pastaj tha o All-llah pranoje kėtė kurban nga Muhamedi dhe familja e Muhamedit dhe nga mbarė ummeti i Muhammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe kėshtu e kreu therjen.
Pra nėqoftė se njeriu e bėn nijet tė therė njė dele pėr vete dhe pėr familjarėt e tij, i pranohet pėr tė gjithė ata qė e bėn nijetin pėr familjart e shtėpisė sė tij, qoftė pėr tė gjallė apo edhe pėr tė vdekur. Pranohet qė nė deve tė marrin pjesė shtatė persona edhe nė lopė gjithashtu. Dhe si argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Xhabir ibn Abdullahu All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, tha: “Kemi therur me tė dėrguarin e All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem vitin e Hudejbijes njė deve pėr shtatė veta dhe njė lopė pėr shtatė veta”.
KUSHTET E KURBANIT
1. Tė jetė pronė e atij qė e therė kurbanin (jo tė jetė e dikujt tjetėr).
2. Tė jetė nga bagėtitė qė i ka cekur All-llahu nė Kur’an.
3. Tė ketė arritur moshėn e caktuar sipas sherjatit.
Nėqoftė se ėshtė nga devet, lopėt ose delet nga hadithi i Xhabirit na bėhet me dije se ka thėnė resulullahi salall-llahu alejhi we selem: “Mos therni pėrposė asaj qė e ka arritur moshėn, vetėm nė atė rast kur nuk gjeni atėherė therni, qengji i cili i ka plotėsuar 6 muaj dhe hyn nė muajin e shtatė.”
Mosha e caktuar: pėr delen qengjin dhe dhinė duhet ta ketė plotsuar njė vit e tė jetė duke hyrė nė tė dytin, e pėr lopėn nėse i ka mbushur dy vite e po hynė nė tė tretėn, ndėrsa devja duhet ti ketė 5 vite e tė jetė duke hyrė ne tė gjashtėn, e nga delet qengji i cili i ka plotėsuar 6 muaj dhe ėshtė duke hyrė nė tė shtatin.
3. Tė jetė kurbani i shėndoshė e mos tė ketė tė meta apo ndonjė sėmundje e nė rast se ekziston ndonjė nga kėto tė meta apo sėmundje, kurbani nuk pranohet. E ato janė katėr tė cekura nė hadithin e resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem nga Bera ibn Azib All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, tha: ėshtė ngritur i dėrguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem nė mesin tonė dhe tha: “Katėr gjėra nėse janė tek kurbani nuk pranohet: verbėsija, e sėmura, ēalja dhe e dobėta deri nė atė masė saqė i shihen edhe brinjėt.”
SI TĖ NDAHET KURBANI DHE A LEJOHET ME E HĖNGĖR AI I CILI E PRET KURBANIN
I lejohet ta haj mishin e kurbanit atij qė e therėn kurbanin dhe qė e ka bėrė nijet pėr veten, dhe i lejohet ta japė pėr sadadaka, por edhe pėr t’ia dhuruar dikuj tjetėr. Thot All-llahu nė suren Haxhxh ajeti 28: “…..hani prej tyre dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin.” Poashtu edhe ajeti 36 po nė suren Haxhxh thotė: “…..hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atė qė lypė…”
Gjithashtu edhe hadithi i resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem nga Seleme All-llahu qoftė i kėnaqur nga veprat e tija thotė: ka thėnė i dėruari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Hani dhe ushqeni tė tjerėt, dhe ruani edhe pėr vete.” Fjala ushqim e ka pėr qėllim dhuratėn edhe nėse ėshtė i pasur ai tė cilit ia dhuron, ndėrsa sadakaja pėr fukaranė.
Poashtu edhe hadithi nga Aishja radial-llahu anha se ka thenė se resulullahu sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Hani dhe mbani pėr vete dhe jepni sadaka.”
Nė kėtė ēėshtje ka dilema tek dijetarėt se sa tė ndalet, sa tė dhurohet, dhe sa tė jepet pėr sadaka, mirėpo mė sė miri ėshtė njė pjesė ta hajė vet e njė pjes tjetėr ta jep sadaka dhe njė tė tretėn ta dhuroj, por edhe nėse han mė shumė nga kurbani pėr vehte lejohet. Ka thėnė Imam Ahmedi radijalahu anhu, ne e marrim mendimin nė hadithin e Abdullah ibn Mes’udit All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, qė ka thėnė ai i cili ther kurban le tė haj pėr vete njė pjesė (njė tė tretėn) njė pjesė e dhuron, ndėrsa pjesėn e tretė e jep sadaka pėr tė varfėrit.
Nuk lejohet qė ti jepet kasapit asgjė nga kurbani, dhe nuk lejohet qė tė shitet diēka nga kurbani pamarr parasysh tė jetė mishi, lėkura apo dhjami. Nuk lejohet pėr arsye se ajo ėshtė pasuri tė cilėn e ke dhėnė pėr hir tė All-llahut e nuk lejohet qė tė pėrfitosh diēka nga ajo pasuri. Pra edhe resulullahu sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: ”Kush e shet lėkurėn e kurbanit, nuk ka kurban pėr tė”. Mirėpo nėse paguan kasapin pėr shkak se ėshtė fukara apo i jep nga pjesa e dhuratės nuk ka tė bėj me ndalesėn nė kėtė rast, sepse ėshtė fukara qė e meriton sikurse tė tjerėt.
ĒFARĖ DUHET TĖ BĖJ AI I CILI E THERĖN KURBANIN
Kush e ka pėr qėllim tė therė kurban dhe hyn nė dhjetė ditėt e fundit tė dhul hixhes duhet qė tė mos marri diēka nga flokėt, as ti shkurtojė, e as ti rruaj, dhe as tė marri nga lėkura gjė, dhe as ti presė thonjt. Pėr kėtė ėshtė hadithi i resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem nė sahihun e Muslimit nga hadithi i Ummu Selemes All-llahu qoftė i kėnaqur me tė se ka thėnė se i dėrguari All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nėse e shikoni henėn e re tė muajit dhul hixhe dhe dikush nga ju e ka bėrė nijet tė therė kurban, mos ti presė flokėt dhe thonjt e vet!” Nė kėtė hadith shihet qartė se ėshtė e ndaluar tė merret diēka nga lėkura apo thonjt dhe se kjo ndalesė vlenė vetėm pėr atė tė cilin do tė therė kurban. Mirėpo nėse therė kurban pėr dikė tjetėr pėr atė nuk ėshtė kjo ndalesė. Dmth pėr atė tė cilin ėshtė bėrė nijet ky kurban se i dėrguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha “dhe e ka pėr qėllim ndonjėri nga ju tė therė kurban” e nuk tha edhe pėr ata tė cilėve ju bėhet nijet. Duke pasur paraysh edhe hadithin se resulullahi ka therur pėr familjarėt e vet dhe nuk i kishte urdhėruar ata qė tė bėjnė njė gjė tė tillė.
Kushtet e therjes
1. Ai qė therė duhet tė jetė i menēur dhe i vetdijėshėm se nuk lejohet tė hahet nga i ēmenduri, ose i dehuri, ose i vogli i cili nuk i dallon gjėrat mire, apo edhe njė plaki cili e ka humbur vetėdijen.
2. Ai qė therė tė jetė musliman ose nga ata tė cilėt iu ėshtė zbritur libri i shenjtė (ithtarėt e librit) p.sh. tė krishterėt ose jehudėt, ndėrsa sa i pėrket muslimanit lejohet qė tė hahet pa marr parasysh se a e ka therė mashkulli apo femra, burri i drejtė apo edhe zullumqar (mėkatarė, fasik) mė abdes apo pa abdes. Ndėrsa itharėt e librit lejohet qė therja tė cilėn e therin ata me argument nga Kur’ani, suneti dhe ixhmaja. Thotė All-llahu nė Kur’an: “Sot u lejuan pėr ju ushqimet e mira dhe ushqimet e ithtarėve tė librit janė tė lejuara (hallall) pėr ju, dhe ushqimet tuaja janė tė lejuara pėr ta.” [El-Maideh, 5]. E nga suneti transmetohet nga Enesi All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, tha njė grua nga jehudėt: “Erdhi i dėrguari i All-llahut me dashin e helmuar e resulullahu hėngri nga ai dash.” gjithashtu transmetohet nga Enesi All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, se njė jahudi e thirri resulullahin tė hajė bukė nga elbi dhe lėng mishi e resulullahi iu pėrgjigj ftesės sė tij.
Nga ixhmaja: Ka thėnė ibn Mundhiri se tė gjithė ata tė cilėt llogaritėn dijetarė eminėt e kėtij ummeti, qė tė gjithė e kanė thėnė lejueshėm njė gjė tė tillė e nga ata ėshtė Muxhahidi, Thevri, Imam Shafiju, Ahmed ibėn Hanbeli…
Mirėpo sa u pėrket qafirave tė cilėt nuk janė nga ehlul kitabi (ithtarė tė librit) nuk lejohet tė hahet mishi tė cilin e therin ata pėr arsye se All-llahu i theksoj vetėm ithtarėt e librit ku thuhet: “…dhe ushqimi i atyre tė cilėve iu ėshtė dhėn libri ėshtė hallall pėr ju dhe ushqimi juaj ėshtė hallall pėr ata.”
Nuk ėshtė e detyrushme tė pyesėsh se kush e ka therur, muslimani apo jomuslimani dhe se si e ka therur, a ka bėrė Bismilah apo jo, pėr arsye se kėto pyetje shkaktojnė vėshtirėsi tė panevojėshme nė fe. Kurse i dėrguari i All-llahut hėngri nga ajo tė cilėn e kishte therur jahudiu dhe nuk e pyeti se a bėre Bismilah atėherė kur e ke therur apo jo?!
Nė sahihul Buhari ėshtė theksuar edhe hadithi i Aishes All-llahu qoftė i kėnaqur me veprat e saja, se me tė vėrtetė disa nga njerėzit na sjellin mish e ne nuk e dim se a e kanė therur me Bismilah. Pejgamberi salall-llahu aljhi ve selem tha: “Thoni Bismilah dhe hani!”
3. Duhet tė kesh qėllimin e pastėrt pėr therjen e kurbanit, pėr kėtė ėshtė argumenti nga surja El-Maideh ajeti 3, “Pos asaj qė ėshtė therur pėr hirė tė All-llahut.” Pra therja ėshtė njė ibadet i posaēėm pėr All-llahun dhe kėrkon nijet dhe qėllim tė pastėrt.
4. Mos tė jetė e therura nė emėr tė dikujt tjetėr pėrposė nė emėr tė All-llahut, e nėqoftė se ėshtė therur nė emėr tė dikujt tjetėr nuk lejohet tė hahet nga ajo e therur pamarr parasyshė se i kujt ėshtė qoftė emir, mbret, put (idhuj), tyrbe…
All-llah thotė nė Kur’an: “Juve ju ėshtė ndaluar (ti hani) ngordhėsira, gjaku, mishi i derrit, ajo qė theret jo nė emėr tė All-llahut…”.
Gjithashtu edhe i dėrguari i All-llahut e ka mallkuar atė njeri i cili therėn nė emėr tė dikujt tjetėr pos emrit tė All-llahut. All-llahu thotė nė Kur’an: “All-llahu e mallkoftė atė tė cilin therėn nė emėr tė dikujt tjetėr pos All-llahut”.
5. Mos tė pėrmendet nė emrin e All-llahut edhe emir i dikujt tjetėr p.sh. tė thuash nė emėr tė All-llahut edhe nė emėr tė Pejgamberit, kjo nuk lejohet. Ose nė emėr tė Xhibrilit, ose fulanit nga njėrzit. Nėse ndodhė njė gjė e tillė atėherė ajo e therur nuk lejohet tė hahet. All-llahu thotė: “Juve ju ėshtė ndaluar (ti hani) ngordhėsirat, mishin e derrit dhe ajo qė theret jo nė emėr tė All-llahut”.
6. Tė theksohet emri i All-llahut gjatė therjes e thotė kur ta there bismilahi ashtu siē jemi tė urdhėruar nga All-llahu: “O ju besimtarė hani nga ajo qė ėshtė pėrmendur emri i All-llahut po qe se jeni tė bindur nė faktet e Tij”. [El-Enam, 118].
I dėrguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ka thėnė: “Kujt i ėshtė derdhė gjaku dhe ėshtė pėrmendur emri i All-llahut atė mund ta hani”. E nėse nuk e pėrmend emrin e All-llahut qėllimisht ajo nuk lejohet tė hahet se All-llahu thotė nė suren El-Enam verseti 121: “Dhe mos hani nga ajo qė nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut”.
Ibėn Abasi ka thėnė: kush harron tė thotė Bismilah nuk ka problem. Me kėtė mendim ėshtė edhe Maliku, Thowrij, Ebu Hanifja dhe Is’haku.
Mirėpo ai i cili ėshtė memec dhe nuk mundet ta shqiptojė emrin e All-llahut gjatė therrjes, atij i mjaftojn shenjat tė cilat na bėjnė me dije se po e pėrmendėn All-llahun, sepse All-llahu xh.sh. nė Kur’anin Famėlartė ka thėnė: “Kini frikė All-llahun (pėrfillni) urdhėrat e All-llahut aq sa tė mundeni”.
7. Tė jetė e therura me diēka tė mprehur siē ėshtė thika, guri, qelqi ose tė ngjajshme nė mėnyrė qė ti derdhet gjaku siē jemi porositur nga i dėrguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem “Ajo nga e cila ėshtė derdhur gjak dhe i ėshtė pėrmendur emri i All-llahut hane atė.
8. Ai cili e therė kurbanin duhet tė ketė tė drejtė pėr therje (ti lejohet therja), ndėrsa atij tė cilit nuk i lejohet janė dy raste:
a) Kur ėshtė duke kryer haxhxhin (ėshtė muhrim). All-llahu thotė: ”…dhe pėrveē gjuetisė e cila nuk ju ėshtė lejuar derisa tė jeni nė ihram, vėrtet All-llahu vendos atė qė dėshiron.”
b) Ėshtė e ndaluar tė theret pėr arsye tė drejtės sė tė tjerėve p.sh. e ozorpumja tė cilėn e therėn ai qė e ka vjedhur, apo ai i cili e ka ozorpuar.
EDUKATA E THERJES
Pėr therrjen janė disa rregulla tė cilat edhe nėse nuk i bėn njeriu ato, kurbani ėshtė hallall edhe mishi i sajė hahet.
1. Ta drejtosh kurbanin kah kibla. Ka thėnė shejul Islami ėshtė mirė tė drejtohet kah kibla.
2. Tė sillesh mirė gjatė therrjes sė kurbanit dhe ta mprehėsh thikėn shumė nė mėnyrė qė ta shpejtosh therjen, sepse Pejgamberi salall-llahu alejhi ve selem ka thėnė: “Me tė vėrtetė All-llahu e ka bėrė obligim mirėsjelljen nė ēdo gjė e nėse kėrkohet qė tė mbysėsh diēka, mbyte sa mė mirė, e nėse therėn, there sa mė mirė, e le ta mprehė thikėn e vet kėshtuqė mos ti japė zorė tė therurės.
3. Tė ja presėsh laringun edhe dy damarėt e qafės.
4. Mos ta mprehė thikėn para kafshės, qė kafsha mos ta shohė thikėn, pos nė momentin e therjes, sepse i dėrguari i All-llahut ka thėnė: “Mprehe thikėn dhe fshehe nga kafsha, e nė momentin e therjes le ta pėrgatitė thikėn.”
5. Tė thuhet All-llahu ekber pas Bismilahit: BISMILAH ALL-LLAHU EKBER. Nuk thuhet dēka tjetėr sepse i dėrguari i All-llahut nuk ka thėnė vetėm se Bismilah All-llahu ekber.
6. Le ta caktojė se pėr kend po e bėn nijet pasiqė tė bėj Bismilah All-llahu ekber dhe kėrkon nga All-llahu ta pranojė atė, tė thotė: Bismilah All-llahu ekber. O Zot nga Ti pėr Ty prej meje (nėse e ka pėr vete) ose pėr fulanin nėse ėshtė pėr dikend tjetėr.
Kėshtu ka vepruar edhe resulullahi salall-llahu alejhi ve selem kur i theri dy desh tė mėdhenj tha: “Bismilahi vall-llahu ekber” ky ėshtė nga unė dhe pėr ata tė cilėt nuk kanė therur nga umeti im.
|
|
 |
|
|
|
|